Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shuhet në moshën 77 vjeçare poeti matjan Rakip Lasku

21:00 / September 12, 20231 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Lasku
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat dha sonte lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë poeti matjan Rakip Lasku. Në postimin e kryetarit të këtij klubi, Hamdi Hysuka, shkruhet ndër të tjera:

“Më 12 shtator 2023, në moshën 77-vjeçare ndërroi jetë poeti i njohur matjan, Rakip Lasku. Dhimbja e humbjes nuk mund të shprehet me fjalë. Ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta e njeriut të tyre më të dashur!

Rakip Lasku u lind më 20 shtator 1946 në Gur të Bardhë të Matit. Pas arsimit fillor e 7-vjeçar në vendlindje, studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Tiranës, dega Histori dhe Gjeografi. Që në moshë të re është marrë me krijimtari letrare. Në vitin 1969 botoi vëllimin e parë me poezi “Ditari i alpeve”. Është autor i disa librave me poezi për fëmijë, ku shquhen “Jam borizan”, “Trim si ju do jem dhe vetë”, “Matematika zbavitëse” dhe “Çerdhja e lejlekut”. Ka botuar monografinë “Shkurte Skura” dhe dossierin “Hysen Laçi, një jetë për arsimin”. Në vitin 2012 botoi vëllimin me lirika, titulluar “Trëndafila me gjemba”. Për fëmijët e moshës së mesme shkollore ka botuar librin me poema “Guri i Zoicës” e revistën periodike shkencore dhe argëtuese “Zenit”, shkruan Hysuka.

poeti rakip lasku shuhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Eksperti: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

21:24 / July 10, 2025

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, IKMT shemb ndërtesën 3 katësh

17:00 / July 10, 2025

Vëllezërit zihen me sende të forta brenda shtëpisë në Kukës, ndërhyn policia

13:46 / July 10, 2025

Del ekspertiza ligjore, Renis Dobra vdiq nga asfiksia me litar

12:20 / July 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.