Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

7 500 “tepër”, koronavirusi bëri kërdinë me të vdekur, shifrat e INSTAT konfirmojnë dramën

12:58 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
siemens healthineers press confirmatory test kit for covid 19 07111353 8 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

INSTAT ka publikuar të dhënat demografike në lidhje me tremujorin e dytë, të cilat në radhë të parë pasqyrojnë problemin e madh që kemi me shpopullimin e zonave të tëra dhe mbledhjen e qytetarëve vetëm në Tiranë. Por, krahas kësaj, shifrat e INSTAT konfirmojnë tashmë goditjen e fortë që i dha pandemia Shqipërisë në lidhje me humbjen e jetëve përgjatë periudhës tetor 2020-mars 2021.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të 2021, në Shqipëri humbën jetën 5 777 persona.

Edhe pse me një rritje prej 7.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër është pranë treguesve normal të vdekshmërisë për këtë periudhë të vitit. Megjithatë, këtu duhet marrë në konsideratë edhe efekti i pandemisë, edhe pse goditja më e fortë erdhi më pas.

Gjatë tremujorit të dytë 2020, në Shqipëri humbën jetën rreth 5 400 persona.

hfgh
Shtesa e popullsise sipas INSTAT

Por, tragjedia nis në tetor 2020.

Çfarë ndodhi?

Abcnews.al bëri një krahasim të të dhënave duke iu referuar statistikave të INSTAT. Vdekjet rriten në mënyrë të beftë nga 5 421 që ishin në tremujorin e katërt 2019, në 9 397 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Bëhet fjalë për një rritje me 3 976 persona vetëm gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020.

korona
Vdekjet gjate tremujoreve sipas INSTAT

Situata është e ngjashme edhe në tremujorin e parë 2021, ku sipas INSTAT ndërruan jetë 9 657 persona, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2020 kjo shifër shënonte 6 126, me një rritje prej 3 531 personash.

2019
Vdekjet gjate 2019 sipas INSTAT

Në total, përgjatë periudhës tetor 2020-mars 2021, numri i të vdekurve jashtë treguesve normal përllogaritet të jetë 7 507 persona.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi natyrore që të shkaktojnë një numër kaq të madh të vdekurish, ç’ka tregon se këta persona të kenë ndërruar jetë për shkak të pandemisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.