Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka uruar 7 marsin në një formë krejt të veçantë.
Ndryshe nga kryeministri i cili e nisi mëngjesin duke i uruar mësuesit me një video kolazh nga shkollat publike të rindërtuara me standarde, pas goditjes fatale që i shkaktoi tërmeti, Denaj ka zgjedhur për të uruar këtë festë nga një shkollë private.
Nga Vlora, gjatë vizitës në shkollën jopublike “Drita e Dijes”, minsitrja ka shprehur mirënjohje për punën dhe sakrificën e mësuesve në edukimin e brezit të ri duke u shprehur ndër të tjera se në këtë shkollë jopublike, 500 nxënës nga cikli parashkollor e deri në të mesme mësojnë në mjedise bashkëkohore.
Ministrja ka bërë vlerësime për shkollat private, duke harruar të përmendë ato publike, ku mësojnë mbi 120 mijë nxënës, të cilët do të donin të mësonin në të njëjta kushte bashkëkohore si bashkëmoshatarët e tyre në shkollat private.

