Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të premte ka bërë 7 propozime për pensionistët, të cilët sipas tij janë kategoria më e diskriminuar.
1-Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
2-Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.
3-Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shendetësore apo spitale.
4-Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë per pensionistët me sëmundje invalidizuese.
5-Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtretër ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
6-Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.
7-Mjaft qëndrime kontradiktore dhe te dyfishta për njohjen e kontributeve të pensioneve për kontribuesit.