Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

7 vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, ish-këshilltari i Berishës kujton kafen e fundit me të një ditë para aksidentit tragjik

19:34 / November 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol olldashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e 19 nëntorit të shtatë viteve më parë politika shqiptare dhe të gjithë shqiptarët mbetën të shokuar nga një aksident tragjik në segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku humbi jetën ish ministri i Brendshëm dhe i Transporteve, deputet i PD asokohe, Sokol Olldashi.

Një ngjarje e cila për ironi të fatit kishte ndodhur pikërisht në rrugën që Olldashi si ministër i Transporteve kishte kontribuar vetë të ndërtohej.

7 vjet pas ngjarjes, miqtë e të ndjerit e kanë kujtuar përmes çasteve të fundit që kanë ndarë bashkë.

Gazetari Ilir Kadia, ish-këshilltar i Sali Berishës, kujton takimin e fundit me Olldashin në një kafe të rastësishme në Tiranë.

Postimi:

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.
Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane…
Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!
Mundohem të çmallem!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.