Presidenti Ilir Meta , kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qeënë në një ceremoni të përbashkët para monumentit të “Nënë Shqipëri”.
Sot shënohet 76-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi nazist.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.
Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.
