Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

09:16 / February 7, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moldavi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë. Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Griffiths tha se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë do të prezantojë Planin për Përgjigje Humanitare për Ukrainën. Ai tha se ky plan kërkon një shumë prej 3.9 miliardë dollarësh.

“Dhuna nuk po tregon asnjë shenjë që po zbutet”, tha ai. Mbi 7.000 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, thuhet në shifrat e prezantuara nga OKB-ja.

“Numri real i viktimave sigurisht që është më i lartë”, tha Griffiths. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. /VOA/

ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA

21:59 / November 2, 2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

21:39 / November 2, 2026

Alarme të rreme për sulme bërthamore në Ukrainë dhe Rusi, hakerët ndërhyjnë në aplikacionet e emergjencës

19:23 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.