Tetë efektivë të policisë rezultojnë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, teksa mëngjesin e sotëm është parë të deinzfektohen ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë dhe asaj Tiranës dhe vendosja e shenjave për distancimin fizik. Gjithashtu është vendosur dhe tuneli dezinfektues.
Lajmin për infektimin e tyre e dha dr. Marjeta Dervishi e ISHP-së. Ndërkohë 2 pjesëtarë të personelit mjekësor ndodhen të shtruar në Infektiv.
Bëhet fjalë për shefin e laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi dhe mjekun Roland Xhaxho.
