Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

80-vjetori i masakrës së Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 viktimat

18:08 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 gjermanmi 1688657081
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë të enjten në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të masakrës së Borovës. Asokohe, më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë vranë mizorisht 107 njerëz të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, si hakmarrje për një sulm partizan që kishte ndodhur pak më parë.

“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”, tha Zingraf.

Sipas tij, është e drejtë dhe e nevojshme që të përkujtohen ngjarje të tilla të tmerrshme, sepse viktimat kanë të drejtë të kujtohen.

“Kujtimi i tiranisë nacionalsocialiste dhe katastrofës që ajo solli në botë dhe mbi vetë Gjermaninë është një kujtesë e rëndësishme për ne. Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, përpjekjet aktive drejt pajtimit dhe mirëkuptimit janë baza për të ardhmen tonë paqësore dhe demokratike. Përpjekja për pajtim dhe tejkalimi i armiqësive të supozuara historike janë gjithashtu shumë të rëndësishme këtu në rajon, brenda të ashtuquajturave vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një të ardhme rajonale të qëndrueshme dhe paqësore. Përkujtimi i kapitujve të tmerrshëm të së kaluarës, siç po bëjmë së bashku sot, dhe ndërtimi i institucioneve që hedhin vështrimin përpara, shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.