Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka thënë se në qytetin e Durrësit, në banesën e familjes Lala, në zonën e Kënetës ndodhen 9 anëtarë të një familjeje nën rrënoja.
“Familja Lala, 9 anëtarë nën rrënoja. Nuk e dimë nëse të 9 anëtarët ndodhen brenda në banesë. Banesa është e shkatërruar, unë jam vetë këtu. Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish.”-tha Balluku.
