Teksa PS ka 9 vite në pushtet, deputeti Erion Braçe konstaton se ende ka burokraci të shumta në institucionet shqiptare.
about:blank Ditën e sotme ai postoi në faqen e tij në Facebook një video nga drejtoria e bujqësisë në Lushnje ku flet për aplikimet, burokracitë dhe fermerët që po marrin naftën.
“Për naftën! Në drejtorinë e bujqësisë Lushnjë! Po i vjen radha të gjithëve! Ngadalë, por radha po vjen tek gjithkush.
about:blank Burokraci pa fund e ngadalësi prej burokracisë; Jemi ende tek data 8 mars siç javën e kaluar; 60% e aplikimeve është nga data 25 shkurt deri në datën 15 mars.
Nejse, ne nuk rrojmë dot pa burokracinë, do durojmë; Kemi ç’bëjmë, por duhet ndryshuar mendja dhe mendja është gjë e madhe; Si mendja e madhe është e keqja e të zotit”, shkruan ai.
