Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

9 vjedhje në kryeqytet, 2 ‘skifterë’ në pranga, 1 në kërkim

14:58 / September 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4772
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka dokumentuar 9 vjedhje të ndodhura në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, municion luftarak dhe një palë doreza që njëri prej të arrestuarve i përdorte për të humbur gjurmët.

Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje të pronës apo pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione. Konkretisht:
në kuadër të operacionit “Friday” u arrestua shtetasi A. Ll., 42 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 7 vjedhjeve, 5 biçikletave dhe në 2 subjekte ku ka vjedhur sende të ndryshme;
në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestua shtetasi E. D., 29 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 28 vjeç. Më datë 14.09.2025, 29-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në subjektin e shtetasit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e shtetasit A. F.

Më tej, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

grabitje kerkim Policia Tirane Viedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.