Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta hidhet në sulm, ja çfarë i kërkon KLGJ-së për Gjykatën e Lartë

13:19 / July 3, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 85
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor i ka kërkuar këtij të fundit informacion për plotësimin e vakancave për Gjykatën e Lartë.

Në letrën e tij të gjatë,drejtuar kreut të KLGJ-së, Neurda Llagami, Meta flet për ecurinë e reformës në drejtësi përsa i përket kësaj strukture dhe një propozim të EURALIUS V, që sipas kreut të shtetit bie ndesh me Kushtetutën.

“Përsa i takon pjesës së opinionit të “EURALIUS V”, që përmbyllet me rekomandim se:
“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Përveç kësaj, nëse në skemën e delegimit nuk ka magjistratë të përshtatshëm që plotësojnë kushtet për në Gjykatën e Lartë, atëherë referimi tek Neni 46 i Ligjit për Statusin do të ishte i argumentuar dhe i mundshëm, duke transferuar për një afat të përkohshëm, dhe me pëlqimin e tyre në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë me performancë shumë të mirë profesionale”, Presidenti i Republikës vlerëson se ky rekomandim i propozuar:
– Cenon kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës;
– Ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me parashikimet e nenit 136, 179 pika 4 e 12 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– Dëmton rëndë qëllimet kryesore mbi të cilat u ndërmor dhe u miratua paketa kushtetuese dhe ligjore e reformës në sistemin e drejtësisë;
– Cenon besimin e publikut tek organet e reja të sistemit të drejtësisë;
– Bën të mundur që Gjykata e Lartë të funksionojë me gjyqtarë të përkohshëm, të cilët do të ushtrojnë funksionet në gjykatën më të larë të vendit, pa kaluar më parë procesin e rivlerësimit kalimtar, duke cenuar besimin tek reforma në drejtësi e miratuar 3-vjet më parë.

Ky opinion në vetvete është një përpjekje për të ofruar një zgjidhje me mjete ekstra ligjore aspak kushtetuese e ligjore nën argumentimin e situatës emergjente. Nëpërmjet tij synohet së pari të fshihet problematika, apo mangësitë që mund të paraqesë baza ligjore ekzistuese dhe prej së cilës mund të jetë krijuar edhe kjo gjendje. Për shkak të përdorimit të këtij mekanizmi të papërshtatshëm të propozuar nga Euralius mund të bëhet i mundur promovimi përkohësisht në karrierë i gjyqtarëve, që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që mund të vlerësohen si të tillë nga organet e rivlerësimit kalimtar
”, thuhet në letrën e Metës.

Në fund ai synon të sqarojë qëllimin e letrës së tij, që janë këto më poshtë:
– Kërkon dhënien e një informacioni shterues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, siç është parashtruar më sipër;

– Synon t’i japë impuls KLGJ-së që të vendoset në pozita të plota pune për të përmbushur detyrimet e kushtetuese brenda afateve ligjore në mënyrë që Republika e Shqipërisë të ketë sa më shpejt një Gjykatë të Lartë funksionale;

– Po i paraprin krijimit të një situate ekstraligjore që mund të vijë nga përdorimi i qasjes së këshilluar nga Euralius V, që eventualisht siç ka ndodhur edhe më parë (me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota), mund të dëmtojë besimin tek Reforma në Drejtësi dhe që do të përbënte shkelje të hapur të parashikimeve kushtetuese;

– Synon të eleminojë ҁdo mundësi eventuale për cenimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës;

– Të kontribuojë që, të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Në pritje të përgjigjes shteruese dhe sa më të shpejtë, Presidenti i Republikës garanton se, bazuar në instrumentet kushtetuese në dispozicion do të ofrojë në çdo kohë bashkëpunim dhe mbështetje maksimale për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por nuk do të lejojë asnjë cenim të autoritetit të Tij kushtetues në këtë proces, për çdo lloj arsye.

Letrën e plotë të Metës mund ta lexoni këtu.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.