Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja lindi në shtëpi, deputeti Balla bën një urim special

21:04 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tao
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit vendi është përfshirë nga një mot i keq, e ndërsa dje dhe sot, thuajse i gjithë territori është mbuluar nga reshjet e dëborës. Moti i keq dhe dëbora është bërë shkak edhe për pamundësinë e një nënë të re shtatzënë, nga Labinot-Katund, për transpositimin në maternitetin e Elbasanit, duke e detyruar të kryejë lindje natyrale në kushtet e shtëpisë.

Ka qenë infermierja e Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, Nazmie Demiri , e cila në kohë rekord i ka ardhur në ndihmë, duke asistuar në lindjen e foshnjës. Pasi është bërë e mundur edhe pastrimi i rrugës, nëna dhe foshnja e sapolindur janë transportuar për në ambientet e maternitetit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme dhe më të specializuar.

Ndërkohë edhe deputeti Taulant Balla, në një postim në Facebook, ka shprehur mirënjohjen për infermieren si dhe ka përgëzuar nënën, tashmë të dy fëmijëve, për sjelljen në jetë të një foshnje të shëndetshme.

“Mirënjohje infermieres Nazmie Demiri në Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, e cila ja doli sot të asistojë me shumë sukses një nënë të re nga ky fshat në lindjen e fëmijës. Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe bllokimit të përkohshëm të rrugës u bë i pamundur transporti në kohë në Spitalin e Elbasanit.

Prandaj infermierja Nazmie Demiri mori përsipër lindjen e fëmijës së dytë të nënës Luljeta Cora në Labinot-Katund, e asistuar edhe nga infermierja e dalë në pension Ismete Allushi.

Ardhja në jetë e bebes kaloi pa asnjë ndërlikim dhe me hapjen e rrugës nëna dhe bebja e porsalindur u transportuan nga autoambulanca në Maternitetin e Elbasanit për të vijuar trajtimin e nevojshëm të specializuar.

Urime familjes Cora!

Mirënjohje infermieres Nazmie Demiri”, ka shkruar deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

grua lind special URIM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.