Mëngjesin e ditës së sotme, pak para nisjes së votimit për zgjedhjet parlamentare në Greqi, grupe ende të paidentifikuara sulmuan me bomba molotov policinë e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK.
Si pasojë e sulmit fatmirësisht nuk është raportuar për viktima dhe policia nuk ka vijuar me arrestime apo procedime penale.
Ndërkohë, të shtunën, Stavros Balaskas, nënkryetar i POASY, tha për çështjen e Exarheia: “Marrja e një mandati të dytë politik për Exarchia, do të jetë një çështje orësh.”