Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Eni Koçi feston 23-vjetorin, i dashuri 15 vite më i madh e çon lidhjen në tjetër nivel

15:06 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eni koci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë vetëm pak muaj që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë ngurruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Dje ishte një ditë e shënuar dhe Genci i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij, 15 vite më të re. Dje, Eni festoi 23-vjetorin e lindjes dhe partneri i saj i ka shprehur gjithë dashurinë me pak fjalë, por që kanë shumë domethënie, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, Prelvukaj publikoi në “Instastory” një foto të Enit dhe përkrah saj shkruante: “Urime ditëlindjen Bella! E bukur në shpirt, që u jep ngjyrë ditëve të mia.

Edhe 100 të tjera të lumtura!” Përveç shumë urimeve, ky duhet të ketë qenë më i veçanti për Enin, duke qenë se vetëm atë ka ripostuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Çifti i njohur përflitej prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-s ata e konfirmuan, duke u shfaqur përkrah njëri-tjetrit në festën e fundvitit të organizuar nga Labinot Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh të çiftit në Tajlandë. Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq. Pas konfirmimit publik, nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin.

Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre. Historia e çiftit, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, u zbulua në 2017-n nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe. Kujtojmë që 23-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh, që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.

Bashkë me një foto çift me 38-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.