Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisin provimet për punësimin e mësuesve, zbardhen datat

17:04 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
test mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pesë ditë nga nisja e sezonit të provimeve për mësuesit që duan të sigurojnë një vend pune, publikohen datat për çdo profil.

Të parët që do të testohen janë mësuesit e Gjuhës Shqipe e Letërsisë, më të shumtët në numër, të cilëve iu janë lënë pesë ditë kohë, të ndjekur më pas nga mësuesit e arsimit fillor, atij parashkollor dhe të gjuhëve të huaja.

Në tabelën përbri shkrimit pasqyrohen datat vetëm për nëntë profile, nga 17 të tilla që pritet të publikohen ditët në vijim. Pas datave, QSHA po punon për listën e mësuesve, e cila pritet të jetë e disponueshme shumë shpejt në faqen zyrtare.

Në bazë të saj, kandidatët për punë do të paraqiten gjysmë ore përpara orarit të përcaktuar, të pajisur me dokumentacionin e duhur: kartë ID, një kopje të saj si dhe formularin e pjesëmarrjes në testim.

Njëjtë si provimi, edhe rregullat janë të ngjashme. Përveç komunikimit, nuk lejohet asnjë lloj ushqimi e madje, as marrja me vete dhe përdorimi i celularëve. Shkelja, qoftë e vetëm një prej rregullave të mësipërme apo mungesa në dokumentacion penalizon kandidatin. Nga 5953 mësues që kandidojnë për të zënë një vend pune, vetëm 4300 do të jenë pjesë e testimit, pikët e të cilit janë thuajse vendimtare për punësimin përgjatë këtij viti shkollor.

PYETJET NË PROVIM

Kandidatët për mësues futen në testimin e ngjashëm me atë të licencës, ku pyetjet zgjidhen automatikisht nga kompjuteri që disponon një fond me mijëra të tilla. Testi është i ndarë në dy pjesë: çështjet didaktike që kanë 43% të peshës totale, ndërsa përmbajtja shkencore e profilit të mësuesisë përbën 57%.

Nga provimi me 50 pyetje, ato janë planifikuar me nivele të ndryshme vështirësie, të cilat do të vlerësohen me pikë të ndryshme. Të gjitha do të jenë me alternativa, 30 prej të cilave të nivelit mesatar, 10 nga ato që konsiderohen të lehta dhe po aq pyetje që hartuesit i kanë futur në grupin e të vështirave.

Një pjesë e mirë e pyetjeve kanë të bëjnë me aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë dhe gati po aq nga programi lëndor. Nuk do të mungojnë edhe aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, etikës dhe komunikimit si dhe çështje të dokumentacionit shkollor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.