I veshur sportiv, para një filxhani me kafe dhe një gote uji, kreu i LZHK, Dashamir Shehi nuk i ka shpëtuar një fotografie “ma mendje”.
E kjo fotografi e tij buzë liqenit të Pogradecit, teksa ka vënë syzet për të lexuar “një Zot e di se çfarë” nuk ka kaluar pa u pëlqyer e komentuar në rrjetet sociale.
Jo të paktë janë ata komentues që e “propozojnë” për president Shehin, ndërsa të tjerët e paralelizojnë natyrën e tij me atë të liqenit të Pogradecit.

