Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

OKB mbledhin median për raportimin korrekt dhe të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri

11:36 / January 10, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iStock 823931238
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ne Shkoder, u mblodhen përfaqësues të medias per te diskutuar si të raportojnë për çështjet e lidhura me të drejtat e LGBTI në mënyrë etike dhe profesionale, investigative. Megjithë hapat pozitivë të kryer, mbetet ende shumë për të bërë. Veçimi në vendin e punës, dhuna në familje, ngacmimet dhe talljet në klasë dhe ligjet përjashtuese ende vazhdojnë. Diskriminimi fillon herët dhe bëhet më i thellë. Dhënia fund e veçimit dhe përjashtimit të personave LGBTI është një prioritet i të drejtave të njeriut – dhe një zhvillim i domosdoshëm. Arritja e respektimit të plotë të të drejtave të personave LGBTI është themelore për realizimin e Axhendës Botërore 2030. Ka 17 Objektiva të Zhvillimit të Qendrueshëm. Të gjitha ato mbështeten tek një parim i vetëm drejtues: Mos lini pas askënd. Sipas sondazheve qëndrimet publike për personat LGBTI tregojnë ende kryesisht mungesë tolerance. Për shembull, në Shqipëri 92% e personave të anketuar deklaruan se ata nuk do të ndërvepronin me persona të komunitetit LGBTI, 48 % e të anketuarve besojnë se homoseksualiteti është një sëmundje dhe gjysma e të anketuarve besojnë se homoseksualiteti është sjellë nga perëndimi. Studimi tregon se megjithë mbrojtjen ligjore kundër diskriminimit, diskriminimi i personave LGBTI vazhdon. Ky përfshin mohimin e të drejtës për martesë dhe krijimin e familjes, të drejtës për kryerjen e operacionit për përcaktimin e gjinisë për personat transgjinorë dhe të së drejtës për të përcaktuar vetë integritetin trupor për personat intersex. Raporti bën thirrje për domosdoshmërinë për: a) përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në përputhje me SOGI (Orientimi Seksual dhe Identiteti Gjinor); b) zbatimin e legjislacionit ekzistues dhe Planit Kombëtar të Veprimit për çuarjen përpara të të drejtave të personave LGBTI; dhe c) forcimin e përkrahjes dhe partneritetit me organizatat LGBTI dhe organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut. Ne Vitin 2015 Shqpëria u bë vendi i 28 në botë që iu bashkua fushatës globale “Të lirë dhe të barabartë” të ndërmarrë nga Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe të zbatuar në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Ne Shqiperi, kete vit fushata quhet “Jam femija yt” dhe synon te nxise mebshtetja nga familja dhe shoqeria per komunitetin LGBTI. 82 % e personave LGBTI nuk mund te mbeshteten tek familjet e tyre per ndihme. 52% mendojne qe eshte normale qe familja te refuzoje te miturit qe jane gay. Fushata synon të rrisë ndërgjegjëismin ndaj diskriminimit dhe dhunës homofobike dhe transfobike dhe të mobilizojë njerëzit në Shqipëri të ndalojnë dhunën dhe diskriminimin ndaj personave lesbikë, gej, biseksual dhe transgjinor (LGBT). Personat LGBT kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre të lirë nga frika, dhuna, diskriminimi dhe pabarazia. Fush Si pjesë e fushatës, janë përgatitur një numër materialesh në multimedia që u bëjnë thirrje njerëzve të respektojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Rreth 40 gazetarë janë trajnuar se si të raportojnë për çështjet e lidhura me të drejtat e LGBTI në mënyrë etike dhe të përshtatshme. Po ashtu, fushata përfshiu organizimin e seminareve me të rinj në të gjithë Shqipërinë për të dhënë një mesazh kyç: të drejtat e komunitetit LGBTI janë të drejta të njeriut. PNUD-i në Shqipëri dhe agjenci të tjera të OKB-së përmes një numër programesh po ndihmojnë Shqipërinë të trajtojë sfidat që ende mbeten, përfshirë përmes ndryshimeve kushtetuese, legjislative dhe të politikave, përmes forcimit të institucioneve kombëtare dhe përmes edukimit, trajnimit dhe ndërmarrjes së nismave të tjera për respektimin, mbrojtjen, nxitjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në vend. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Fushatës së OKB-së “Të lirë dhe të barabartë” të ndërmarrë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me PNUD-in, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ambasadën PINK në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

14:19 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:58 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.