Jugu dhe juglindja e vendit vijon të ketë aktivitet të lart sizmik, pas disa tërmeteve të fuqishme në Korçë.
Një tërmet 3.4 ballë paraditen e sotme është ndjerë në zonën e Tepelenës, rreth orës 10.30. Epiqendra ka qenë në fshatin Krahës, me një thellësi prej 12 km.
Korça ishte zona më e prekur nga tërmetet gjatë qershorit, ku pati dhe dëme materiale, sidomos në fshati Floq, ku u dëmtuan një sërë banesash.
