Teksa kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta deklaroi në samitin e SEECP-së në Sarajevë se Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, nuk ka munguar as reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila e ka quajtur një provokim deklaratën e Metës.

Lexo edhe- Meta në SEECP: Kosova, shtet i pavarur dhe sovran. Të trajtohet me respekt
“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, tha ajo.
Më herët Meta tha se Bosnja Hercegovina duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet që Kosova të ishte në këtë samit.
“Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”, tha Meta ndër të tjera.