Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzat e “Vjedhjes në shuma të mëdha” dhe “Vetëgjyqësi”, ndërkohë që më herët ka qenë tre herë i dënuar për armëmbatje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë.
Sipas policisë, bashkë me një tjetër të arrestuar, F.I., 48 vjeç kanë bërë një kontratë fiktive, ku M.J. i ka shitur F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë, duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.
Por jo vetëm kaq. M.I ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin N.SH dhe O.SH.
Gjithashtu i dyshuari M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja.
NJOFTIMI POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “PËRSËRITËSI”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në pranga 2 persona.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”, ku u ndaluan shtetasit:
M. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbatje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë.
F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit M. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive (shtetasi M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë) duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë.
Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.
Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I.
