Mëngjesin e sotëm policia e shtetit lajmëroi arrestimin e një 34-vjeçari rus të dyshuar si pjesë e një grupi terrorist që ka luftuar për ISIS, por si ka arritur R.M., të hyjë në territorin shqiptar.
Sipa asaj që bën të ditur BalkanWeb, ai ka hyrë përmes pikës doganore të Kakavijës rreth 10 muaj më parë bashkë me një grup të madh azilkërkuesish në Gjirokastër, ndërkohë që nuk dispononte asnjë mjet identifikimi. Të njëjtat burime thonë për këtë medie se ai ka qëndruar hermetik duke rrefuzuar të flasë për autoritetet shqiptare.
Por gjatë kontrollit të tij mjekësor u konstatuan plagë të shkaktuara nga armë zjarri dhe mjete të forta, çka lindën dyshimet tek autoritetet.
Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin e tij.
I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit Eugen Beci, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.
Gjatë kësaj periudhe i riu rus është mbajtur në qendrën e azil kërkuesve në Karreç, dhe sipas legjislacionit shqiptar ai është mbajtur nën monitorim deri në identifikimin e tij.
Mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit, tha se kishte ndaluar 34-vjecarin rus me inicialet R.M, me qëllim ekstradimin e tij në Rusi, pasi kërkohet për pjesëmarrja në organizatë terroriste.
Po sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjecari në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.
Lexo edhe- Si emigrant i paligjshëm në Shqipëri, arrestohet rusi terrorist
