Një mjet tip Benz dhe një kamion janë përplasur në orët e vona të natës në afërsi të rrethrrotullimit të Lushnjes. Aktualisht raportohet se drejtuesi i mjetit të vogël është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha siç shihet nga pamjet, dhe përveç makinës së vogël, shohim që dhe kamioni i ngarkuar me bimë medicinale është përmbysur. Wshtë dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë drejtuesin e mjetit.
Paraprakisht thuhet se shkak i përplasjes ka qenë udhëtimi me shpejtësi i Benzit, ndërsa dyshohet se shoferi nuk e ka parë kamionin.
I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, por pa rrezik për jetën.


