Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“25 vjeçaren e gjetëm të mbytur, të vëllain kapur pas shkëmbit”: Zjarrëfikësi tregon tmerrin në Holtë

11:19 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
holte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U kthye në tragjike fundjava që familja Sallaku kishte vendosur të kalonte në kanionin e Holtës.

25-vjeçarja Desantila Sallaku humbi jetën dhe u shpëtuan në minutat e fundit familjarë të saj, dhe turistë mes tyre dhe fëmijë të mitur.

Si pasojë e rrymave të shtuara të ujit dhe në mungesë të guidës turistët përjetuan momente tmerri, deri në mbërritjen e ekipit të zjarrfikësve nga Gramshi.

Në një lidhje telefonike me Fax Neës, shefi i zjarrfikësve të Gramshit Ilir Llapushi ka treguar operacionin e shpëtimit që ndodhi brenda kanionit të Holtës.

Ai u shpreh se fillimisht u synua të shpëtoheshin fëmijët, dhe më pas gjetën vëllain e 25-vjeçares Sallaku, të kapur pas një shkëmbi, pasi nuk ia kishte dalë që të shpëtonte të motrën.

Llapushi vijoi më tej duke thënë se prania e fëmijëve brenda kanionit duhet të jetë e ndaluar, për shkak se aty nuk ka asnjë element sigurie, që mund të garantojë jetën e tyre. Sipas tij mund të vendoset përkohësisht për mbylljen e Kanionit të Holtës, dhe moslejimin e turistëve për ta vizituar në një mbledhje që do të ketë nesër Shtabi i Emergjencave.

“Ishte e pamundur që të futeshim fillimisht, më pas hymë brenda dhe shpëtuam disa fëmijë, më tej gjetëm, burrin 55-vjeçar, që ishte mik i familjes Sallaku. Në atë vend ku ishte 25 vjeçarja do të ishte e vështirë të shpëtonim edhe ne që jemi trajnuar, pasi rrjedhja e ujit është shumë e fortë. Vëllain e saj e gjetëm të kapur pas një shkëmbi.

Guidat turistike nuk duhet ti fusin turistët brenda kanionit, kur koha nuk është e mirë, do mblidhet shtabi i emergjencave, për të parë si do të veprohet më tej, për lejimin e turistëve që të hyjnë brenda kanionit.

Kur lumi vjen ka shumë forcë dhe nuk do të hynin në punë as jelekë e shpëtimit. Nuk duhet të lejohen në mënyrë absolute që fëmijët e vegjël të merren brenda në kanion. Problemi qëndron jo vetëm të guidat, por edhe te vetë familjarët që vijnë me mjete personale dhe frekuentojnë këtë pikë turistike”, u shpreh Llapushi.

Desantila Sallaku së bashku me familjen e saj kishte planifikuar këtë fundjavë pushimi, pak para se të nisej drejt Gjermanisë, ku do të punonte si inferimere, plan ky i lënë në mes nga ngjarja tragjike e ndodhur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.