Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërthimi/ Pronari i Argjendarisë me të shoqen në gjendje të rëndë

16:32 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sokol dhe Alma Pirra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi sot zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë policisë si dhe nga QSUT-ja. Ata janë pronarë të argjendarisë në zonën e ish-Bllokut, pak metra larg secilës ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Po kështu të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinj, por në gjendje të mirë shëndetësore. Përkatësisht Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani 23 vjeç. Pranë Djegie-Plastikës po marrin mjekim çifti Pirra. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës.

Njoftimi i QSUT-së për dy të plagosurit Alma dhe Sokol Pirra:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52-vjeç dhe A.P, 43-vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.