Një tragjedi është shmangur në zonën e Krujës. Automjeti ka marrë flakë sapo ka dalë nga një servis dhe brenda tij ndodhej shoferi.
Automjeti i tipi “Wolkswagen passat” me targa AA584PM, në pronësi të shtetasit B.T., dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të populluar dhe me turistë, pranë kalasë së Krujës. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses së Krujës është shmangur një tragjedi pasi automjeti ishte me benzinë dhe gaz.
Si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale.
