Partizani është gati për duelin e kthimit në UEFA Champions League ndaj Qarabag.
Kampionët e Shqipërisë sfidojnë ato të Azerbajxhanit në “Dalga Arena” sonte, duke nisur nga ora 19:00. Rezultati i barabartë, 0-0 në takimin e parë i jep shpresa të mëdha kryeqytetasve se mund të arrijnë kualifikimin në raundin e dytë në Baku.
Ndërkohë, përmes një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, Partizani ka zbuluar edhe pamjet nga dhoma e zhveshjeve në stadiumin prej 6.500 vendesh.
Partizani ka publikuar edhe formaciomet zyrtare për takimin me Qarabag, ku bie në sy se Hakaj është konfirmuar në krahun e majtë, ndërsa Solomon ka marrë vendin e Mensah në majën e sulmit, duke kaluar në krahun e majtë Çinarin.

