Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar një 14-vjeçar. Ky i fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli” në kryeqytet.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrigën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
