Ngjarja e rëndë në Arapaj të Durrësit shokoi gjithë opinionin publik, ku një 8-vjeçare pak javë më parë është përdhunuar nga disa adoleshentë në ambientet e shkollës.
Policia e Durrësit ka ndaluar më 5 korrik 16-vjeçarin A.R, ku sipas njoftimit zyrtar dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal.
Lexo edhe- E rëndë në Durrës/ Përdhunojnë në grup 8-vjeçaren në ambientet e shkollës
“Durrës – Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në komunikatën e policisë që mban datën 6 korrik.
Por çfarë thonë këto dy nene?
Sipas nenit 108/a/2 të Kodit Penal, për vepra të turpshme, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet
Ndërsa neni 110/2, thotë se kur vepra e trafikimit kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
