Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në afërsi të TEG-ut në Tiranë. Policia bën të ditur paraprakisht se B.M ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me bordurën e rrugës. I riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mara.
Tiranë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
