Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kishte nisur të vishej mirë…”, xhelozia e sëmurë e bashkëshortit që solli tragjedinë në Durrës

10:03 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ciftttt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debatet e herë pas hershme dhe xhelozia e tepruar ishin motivi i vrasjes së Hazbie Kukës nga bashkëshorti i saj pasditen e të premtes. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës së tyre 8-vjeçar, i cili më pas ka lajmëruar fqinjët për ngjarjen e rëndë.

Hazbia mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të mara nga goditjet me thikë nga bashkëshorti i saj, Ardiani.

Ky i fundit u gjet i mbytur sot në bregdetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 16.20 kur Ardiani sapo ishte kthyer nga puna ku punonte si shofer pranë OSHEE-së.

Debatet mes tyre kishin nisur kohët e fundit, teksa Hazbia kishte nisur të punonte si edukatore në një kopësht në Durrës. Ardiani bëhej shumë xhelo për të, pasi kishte nisur të vishej më mirë se zakonisht, pasi tashmë ishte në marrëdhënie pune. Por kjo e bënte Ardianin të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të saj.

Konfliktet kishin nisur të shtoheshin derisa pasditen e të premtes degjeneruan në përdorimin e thikës ku i pranishëm ishte dhe vogëlushi.

Ndërkohë, i mituri, që është edhe fëmija i vetëm i çiftit, lajmëroi menjëherë dajat, të cilët jetojnë pranë banesës së familjes Kuka. Dy vëllezërit e Hazbies mbërritën për pak minuta dhe e transportuan drejt spitalit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën, plagë që rezultoi fatale për 36-vjeçaren.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.