Lajmi i vecantë vjen nga Kenia. Një burrë i merr
shokut gruan në bastore për një javë. Bixhozi është kthyer në një sëmundje për
shumë të rinjë, me këta të fundit që “shesin” gjithçka për të synuar
fitoren.
Por lajmi më i çuditshëm vjen nga shteti afrikan, Kenia, ku dy shokë “u
përfshinë” emocionalisht tek derbi i Manchesterit mes City-t dhe
United. Në të vërtetë, dy miq në Kenia vendosën ta shkruanin bastin e
tyre në një letër, duke deklaruar:
“Amani Stanley, në zotërim të plotë të aftësive të tij mendore, premton ta
shesë gruan e tij për një javë tek miku i tij Tony Shilla nëse Manchester City
nuk fiton titullin kundër United, Amani Stanley konfirmon se ai është i
arsyeshëm dhe nuk është aspak i detyruar në këtë marrëveshje “.
Gazeta keniane publikoi nënshkrimet e të dyja palëve, si dhe një palë e tretë
që konfirmonte bastin. Ishte United që triumfoi në fund me rezultatin 3-2, dhe
Shilla “fitoi” për një javë gruan e shokut të tij.
Postime te ngjashme
Add A Comment