Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mentor Kikia / Kur të vjedhin edhe tek buka, çfarë mallkimi mund të bësh?

12:05 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia 

Kjo është buka standarde, ose buka masive siç i thonë prodhuesit e saj. Kjo bukë peshon 710 gramë.

Praktikisht duhet të peshojë 1 kg, pra 1000 gramë. Në furra shiten bukë në dhjetra forma dhe përmasa. Askush nuk e di se sa peshojnë, apo sa duhet të peshojnë.

Çmimi është ekskluzivitet i pronarit të furrës. Por sa herë flitet për rritje të çmimit të bukës, kihet parasysh pikërisht kjo bukë. Kur blihet, buka nuk vihet në peshore si patatet, djathi apo qepët.

Sepse presupozohet se kjo bukë ka një peshë standarde. Përmasat janë ato që kanë qenë, sipas standardit, ndërsa brenda buka fryhet me maja, duke siguruar volum por jo peshë.

Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim në cilësi dhe vjedhje në sasi. Bukës i mungon jo pak por një e treta e peshës së saj.
Shteti ka një institucion të posaçëm që kontrollon standardin dhe peshat. Por furra e fundit e bukës që është gjobitur në Tiranë u gjobit sepse shitësja nuk kishte çertifikatën e shëndetit.

Askush nuk merakoset ta vërë bukën në kandar apo ta kontrollojë se çfarë ka brenda. Sa miell, sa maja, apo me çfarë kimikati ngjyroset për të bërë “bukën e zezë”.

Unë jam gati ta shoqëroj cilin do inspektor të shtetit që dëshiron të shkojë për verifikim tek furra kju është blerë kjo bukë.

buka

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.