Mediat holandeze flasin për trupin e një shqiptari 43- vjeçar të gjetur në një kanal në Amsterdam. Mësohet se shqiptari ishte i humbur prej kohësh ndërsa është e paqartë se si trupi kishte përfunduar në këtë kanal.
Lexo edhe- Gjendet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, kishte miliona euro borxhe
Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë trupin e tij të pluskojë në ujë dhe ka lajmëruar policinë.
Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë. Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.
