Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndërsa seanca e radhës u la për në shtator, e sipas vetë Tahirit “për në vjeshtë ngeli prokuroria, jo unë”.
Para mediave ai sërish tha se gjyqi ndaj tij po zgjatet përtej çdo limit. “Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, cdo orë, çdo sekondë. Nuk e kuptoj se si prokuroria që ka dy vjet që merret me këtë çështje nuk është e gatshme ta bëj këtë në minutë e parë që jepet arsyeja, me parimin ose të dënojë një kriminel ose të lërë të qeetë një njeri të pafajshëm. Mua më duket e tepërt, u shty herën eprë për cështe psote herën e tretë për cështje polici herën e tretë për shkak të humbjes së letrave herën e katërt për shkak se gushti është pushim, ça tu them unë tani”, tha ai.
Për Tahirin letrat nuk kanë asnjë gërmë më shumë se letrat e dy viteve më parë me të cilin prokuroria kërkoi në atë kohë arrestimin e tij nga Kuvendit.
E nuk kanë munguar as batutat në fjalën e Tahirit. Teksa gazetarët e pyesin nëse do e zbardhë nga flokët ky proces, duke iu referuar dhe fotos së ish ministrit në Facebook, përgjigja e tij ka qenë: Kur ka nisur drejtësia ishin burra me musteqe dhe ka përfundur me burra me botoks”.
Lexo edhe- Saimir Tahiri me rrudha e thinja: Duke pritur gjyqin…
