Policia e Dibrës ka arrestuar 32-vjeçarin Mentor Tançi, një nga vëllezërit që qëlloi me armë ndaj një 41-vjeçari në Bulqizë. Ngjarja kandodhur më 16 qershor në vendin e quajtur “Unaza e re”.
Pas një konflikti me B.D., 41 vjeç dy vëllezërit Mentor Tançi dhe A. Tançi e plagosën me armë zjarri.
Ndaj të riut rëndon akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe- Konflikt në Bulqizë, dy vëllezër qëllojnë me armë drejt makinës, plagoset 41-vjeçari
NJOFTIMI I PLOTE
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim bie në prangat e Policisë.
Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, nga Strukturat e DVP Dibër në bashkëpunim me DVP Tiranë, u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:
M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.
Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.
