Sot u sekuestruan pasuri me vlerë 700 mijë euro në pronësi të 33-vjeçarit Kreshnik Musabelliu, i cili është nipi i Nik Vojoçek ose Besnik Brakës i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit.
Por kush është Kreshnik Musabelliu? Ai njihet me nofkën Niku i Çufos, ndërsa ka qenë më parë i arrestuar me qëllim ekstradim në Itali, që dështoi.
Rreth dy vite më parë ai ia arriti që të mos ekstradohej në Itali, ndërkohë që iu vendos lëndë shpërthyese në një nga lokalet më luksoze në Elbasan te ‘Havana’, por shpëtoi.
Kreshnik Musabelliu ka disa biznese në Elbasan, ndërsa sekuestroja i është vendosur mbi materialet e mbërritura nga Italia për trafik droge.
