Rreth 50 persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e Kukësit, teksa dyshohet se shkak mund të ketë qenë uji i pijshëm.
Sipas raportimeve që vijnë nga ky qark, bëhet fjalë për banorët e “Lagjja e vilave” dhe “Lagjja nr.1”. Burime bëjnë me dije se janë bërë analizat e ujit të pijshëm ndërkohë që pritet të publikohen.
