Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Babai i biznesmenit të akuzuar për vrasjen e gruas: Do vrasë veten, më tha se ia arritën qëllimit…

16:54 / July 25, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suela sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Fatjon Karmeshtnës, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë brenda pak kohësh vendimin për Sadetin Sulën.

Karmeshtna u shpall fajtor për vrasjen e Sule Sulës, veprim që dyshohet se e ka kryer me urdhër të bashkëshortit të saj, Sadetinit, që ishte edhe punëdhënësi i autorit. Babai i biznesmenit nga Shkodra, Fadil Sula, pretendon se të birit po i bëjnë padrejtësi. 81- vjeçari shprehet se për këtë arsye, Sadetini ka paralajmëruar edhe vetëvrasjen nëse dënohet nga Gjykata, raporton Panorama.

Ai thotë se kjo është frika më e madhe e tyre pas frikës për dënim me burgim të përjetshëm. “Gjyqi i Sadetin Sulës po arrin në fund dhe frika më e madhe deri sot ishte dënimi i padrejtë për djalin tonë. Por, që nga seanca e fundit kemi një frikë akoma më të madhe.

Sadetini tha këto fjalë drejt gjykatësve: ‘Ia arritën qëllimit, më vranë gruan, më morën fëmijët, m’i bënë armiq e m’i kthyen kundër. Biznesin ma çuan në faliment e mua më dënojnë përjetë. Duan të ma marrin dhe frymën. Por, kjo s’ka rëndësi se ma marrin ata apo do t’ia marr unë vetes këtë frymë që më ka mbetur, nëse drejtësia nuk shkon në vend. Dhe nuk më japin pafajësinë, sepse jam i pafajshëm, dua vetëm drejtësi’”, shprehet babai i biznesmenit.

Fadil Sula shton më tej, se djali i tij i ka qëndruar pranë bashkëshortes gjatë kohës që ajo ndodhej në spital.

“Kush mban përgjegjësi nëse ai bën gjestin ekstrem që tha?! Se ai mund dhe ta bëjë një gjë të tillë në qoftë se nuk i japin pafajësinë. A mendoi kush për gjendjen e tij psikologjike apo veç ta akuzonin? A mendoi kush që t’i kthejë fëmijët kundër… Atij baba, që për tre muaj fjeti në fugon të parkuar në oborrin e spitalit për t’i ndenjur Suelës, gruas së tij të ndjerë afër, dhe fëmijës së tyre të parë. A mendon kush që ai s’do t’i bëhet barrë babait të tij 81-vjeçar e të varet prej tij për t’i çuar dhe bukën…”, përfundon i moshuari duke paralajmëruar se do të publikojë edhe audion e seancës gjyqësore.

Sadetin dhe Suela Sula ishin pronarë të një mobilierie në Shkodër. 39-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, u gjet e pajetë më 18 prill 2016 në ambientin e tualetit të mobilierisë, ku fillimisht u hetua për vetëvrasje. Por, më pas u zbulua se në fakt bëhej fjalë për vrasje. Analizat e ADN-së dhe përgjimet nxorën përfundimin se ekzekutori ishte Fatjon Karmeshtna, i cili ishte i punësuar në mobilierinë e familjes Sula.

Vrasja, sipas hetuesve, ka ardhur me porosi të Sadetinit, pas debateve që ai kishte prej më shumë se dy vitesh me Suelën. Konflikti në familje kishte nisur nga dyshimet se fëmijën e tretë nuk e kishte me të, por nga një lidhje jashtëmartesore.

PËRGJIMET

Suela Sula: Të kam thënë shumë herë që të shkojmë në Gjykatë për këtë punë. Le të bëjmë analizat e ADNsë.

Sadetin Sula: Po, do shkojmë. (Ndërkohë i merr telefonin)

Suela Sula: Mos më fshij incizimet!

Sadetin Sula: Të më çosh në gjykatë me këtë…

Suela Sula: Më jep telefonin. Merrja pak telefonin babit! (i drejtohet djalit)

***

Suela Sula: Me kë je duke folur? Me avokatin je duke folur? Po e pyet se çfarë të bësh në lidhje me divorcin. Unë e njoha në zë, e di që është ai. Por, nuk kemi për të shkuar kur të duash ti. Do shkojmë në Gjykatë.

Sadetin Sula: Nuk të duhet kjo pjesë.

Suela Sula: Ku po shkon?

Sadetin Sula: Nuk e di.

Suela Sula: Si nuk e ditke ti more! Jam e lodhur. Kemi pothuajse dy vjet që kemi probleme.

***

Suela Sula: Këtë dhunë që po bën në shtëpi, unë mund të marr doktorin.

Sadetin Sula: Trego me kë e bëre atë kopilin, me dashnorin?

Suela Sula: Më thuaj emrin e dashnorit tim, meqë e ke të sigurt.

Sadetin Sula: Atë s’e them unë, atë do ta them në Gjykatë.

Suela Sula: Shkojmë në Gjykatë pra. Por, këtë herë mos më dil nga fjala si herët e tjera. Se unë këtë dhunë psikologjike nuk e duroj më. Madje, analizën do ta bëjmë për të tre fëmijët, mos të dalësh pas disa kohësh të më thuash se edhe të tjerët janë të dikujt tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.