Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sulmi i Partizanit përsëri nuk bind, të kuqtë munden në shtëpi nga Sherif

19:45 / July 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani vazhdon të tregojë se sulmi jo vetëm që nuk është pika më e fortë, por që skuadra e ndërtuar nga drejtuesit e kuq, bashkë me zgjedhjen e trajnerit italian Lerda, deri tani ka qenë plotësisht e dështuar.

Nëse eliminimi ndaj Qarabag mund të ishte i justifikuar deri diku, në Champions League, përballja me Partizani të paktën në letër, duhet të ishte shumë më e lehtë. Por, në “Selman Stermasi”, të kuqtë bëjnë edhe më keq se sa ndaj kampionëve të Azerbajxhanit dhe humbasin 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues.

Trajneri italian bëri disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjet e fundit, por sërish loja la për të dëshiruar. Tentativa nga jashtë zone të gjitha të gabuara dhe për asnjë moment duke rrezikuar portën e moldavëve, që pasi shpërdoruan një rast flagrant, gjetën golin me Tambe, teksa ishte edhe dhuratë e portierit Alban Hoxha.

Ato pak tifozë të pranishëm në temperatura rreth 36 gradë celcius, sfiduan vapën dhe iu përgjigjën thirrjes së klubit, por në fushë spektakli ishte i shëmtuar.

Në pjesën e dytë, Lerda provoi të ndryshonte duke hedhur në fushë edhe Asanin, Ekuban dhe duke debutuar Aristoteles Romero, por asnjë ndikim nuk pati. Në fund, pas 96 minutash, arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes. Sheriff fiton në Tiranë dhe, tashmë, në Moldavi, do të duhet një mrekulli. Feston shqiptari Latifi, zhgënjehen të kuqtë!

partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.