Një automjet është djegur gjatë natës në Pukë, ngjarje e cila dyshohet të jetë e qëllimshme.
Makina sipas News 24 ishte në pronësi të Artur Kuçi. Në momentin kur mjeti tip “Benz” ka marrë flakë në shtëpi gjendej vetëm nëna e Kuçit.
Nuk ka ende detaje per ngjarjen dhe policia ka nisur hetimet, por paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
