Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në Tiranë.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Komuna e Parisit” në pjesën e derës së një lokali, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
