Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ndjekja penale nuk duhet të kishte filluar”- 50 mijë € Kishës së Laçit, gjykata i pushon çështjen Tom Doshit pas akuzave për fshehje pasurie

19:03 / July 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tom Doshi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i majtë Tom Doshi fiton një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një gjykim të nisur ndaj tij për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

Në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, gjykata shprehet se ndjekja penale ndaj Tom Doshit nuk duhet të kishte filluar. Në gjykim, Prokuroria pretendoi se deputeti Doshi në periudhën 2005-2014 në të paktën 30 raste ka bërë deklarim jo të plotë dhe të rremë të pasurive dhe veprimeve financiare të kryera prej tij.

Në to, Prokuroria listonte mosdeklarim të gjendjeve të llogarive bankare, të huamarrjeve dhe huadhënieve në shifra që shkonin deri në 4 milionë euro, të blerjes së disa automjeteve, madje edhe një shumë prej 50 mijë euro të dhuruara nga Doshi në vitin 2010 për Kishën e Laçit.

Për këtë shkak, Prokuroria kërkoi fajësinë e deputetit dhe dënimin e tij me 1.5 milionë lekë gjobë. Në arsyetimin e vendimit, gjykata konstatonte se të gjitha pasuritë e pretenduara si të padeklaruara nga Doshi, ishin të ligjshme dhe të regjistruara. Sipas gjykatës, mosdeklarimi i tyre nuk përbënte veprën penale, por fakt që mund të korrigjohej në ILDKP sipas procedurave ligjore.

Gjykata çmon se nuk mund konsiderohet deklarimi i rremë apo fshehje e pasurive kur kemi të bëjmë me parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara te cilat figurojnë te regjistruara ne Institucionet e Shtetit.

Përballja e Doshit me këtë akuzë nisi në vitin 2015 kur ai u kallëzua nga ILDKP. Në qershor të vitit 2017 u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Lartë, por për dy vjet me radhë dosja u bë objekt ping-pongu për kompetencën mes saj dhe Krimeve të Rënda, derisa u dërgua në gjykatën e kryeqytetit. Një vit më parë, Tom Doshi fitoi pafajësi për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në një proces ku ishte i bashkëpandehur me ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin.   /A2CNN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.