Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Reja piketon talentet e rinj

17:51 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edy Reja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i kombëtares, Edy Reja, po mendon afrimin e tre lojtarëve të rinj në ekip. Italiani ka veçuar dy futbollistë të Superligës, dhe një tjetër që luan në Angli.

Grumbullimet e majit nuk shkuan kot.

Edoardo Reja i ka disa ide sesi do të rinovojë kombëtaren shqiptare, dhe trajneri ka piketuar disa emra. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit tregojnë për Abc Neës se italiani është përqendruar tek disa lojtarë, mes të cilëve dy që luajnë në Superligën shqiptare dhe një tjetër jashtë vendit.

Një vlerësim të veçantë Reja ka për Esat Malën, lojtarin ofensiv të Partizanit, që e pati në grumbullim në kompleksin Tropikal në Durrës disa ditë në muajin Maj. Veterani gjykon se Mala është i vlefshëm, jo vetëm për teknikën individuale dhe cilësitë fizike, por edhe për faktin se mund të luajë në disa pozicione, shkruan ABC.

Shqiptari nga Kosova është vetëm 20 vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U21 për të cilën ka shënuar edhe gol. Lojtari tjetër që Reja pëlqen është pjesë e Tiranës, ndonëse jo shumë i njohur pasi nuk është aktivizuar në ekipin e parë.

Quhet Ernest Muçi, vetëm 18 vjeç, roli i tij është sulmues krahu, ndërsa është përfshirë në skuadrën e të rriturve të drejtuar fillimisht nga Ze Maria dhe tani nga Ardian Mema.

Muçi është aktivizuar edhe me kombëtaren shqiptare U19 nga trajneri Erion Bogdani. Futbollisti i tretë për të cilin Reja ka konsideratë të veçantë është ylli i ri i Çelsit, Armando Broja.

Ai ende nuk ka mbushur 18 vjeç, ndërsa është po ashtu pjesë e Shqipërisë U21, duke shënuar gol në miqësoren ndaj Uellsit, fituar me shifrat 3-1. Për Brojën po bëhet gati pasaporta shqiptare, në mënyrë që të aktivizohet pa probleme në kombëtare.

Edy Reja.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.