Banorët e lagjes nr. 12 të qytetit të Korçës janë tmerruar teksa kanë parë flakët që kanë përfshirë dy banesa.
Sipas informacioneve paraprake zjarri ka shkrumbuar një prej shtëpive ndërsa ajo ngjitur ka pësuar vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset reaguan menjëherë duke izoluar flakët që rrezikuan të përhapen dhe në banesat e tjera ngjitur, dhe vatrat e zjarrit u shuan.
Mësohet se në banesën që është shkrumbuar tërësisht nuk kishte njerëz në momentin e ngjarjes.
