Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush e qëlloi Plaurent Dervishaj? Dyshime se është e njëjta dorë që vrau Ervin Dalipaj

15:23 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dalipaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur janë mbushur një muaj e 10 ditë nga atentati mafioz në Durrës, kundër Plaurent Dervishaj dhe dy miqve të tij, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhia, prokuroria dhe policia e Durrësit kanë përqendruar hetimet e tyre në dy pista kryesore. E para ku po heton prokuroria janë linjat e trafikut të heroinës në Durrës dhe e dyta ku është fokusuar grupi hetimor,lidhet me një konflikt pronësie në zonën e Shijakut. Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria e Durrësit, dinë që sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga një skuadër me pesë persona, nga Durrësi dhe Shijaku.

Gjatë kësaj kohe janë hedhur dyshime të forta se skuadra që qëlloi me 43 plumba Plaurent Dervishaj dhe dy miqtë e tij, është e njëjtë me skuadrën që ka qëlluar për vdekje në muajin Prill 2017 ish-efektivin e policisë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautin. Informacionet e mara pas ngjarjes ngrenë dyshime të forta se e njëjta dorë që ka qëlluar mbi Dalipaj dhe Dautin, ka tentuar të vrasë dhe Plaurent Dervishaj dhe dy personat që ndodheshin me të në makinë. Ka indicia të forta se pesë autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës. Atentati që tronditi Durrësin, dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie mes disa emrave të grupeve rivale në qytetin e Durrësit.

Hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit por dhe nga analizimi i të gjitha pamjeve filmike të sekuestruara në segmentin rrugor, nga janë larguar autorët e krimit, hedhin dritë se se në atentatin mafioz kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe Bashkim Haxhija, kanë marrë pjesë pesë persona. Në dinamikën e krimit që ka ngritur grupi hetimor, del e provuar se pesë personat kanë pasur role të caktuara dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, por me një objektiv të vetëm, eliminimin fizik të Plaurent Dervishaj dhe miqve të tij.

Një burim pranë grupit të hetimit i tha “Shqiptarja.com” se tre nga pesë personat shfaqen në vendin e krimit, ku dy shtetas qëllojnë plot 43 plumba kallashnikovi mbi makinën “Range Rover”, ku ndodhej Dervishaj, Meçe dhe Haxhia. Ndërsa personi tjetër i tretë që ka marrë pjesë në këtë atentat është shoferi i BMW-së, i cili i ka afruar pranë objektivit dhe më pas larguar qitësit e skuadrës së vrasësve, të përbërë nga 5 persona.

Nga analizimi i kamerave të sigurisë së disa bizneseve, është provuar se një person i katërt ka mbikëqyrur të gjitha lëvizjet që ka bërë Plaurent Dervishaj, nga Durrësi në kalatën e portit të Peshkimit dhe më pas në fshatin Koxhas të Shijakut, pasi Plaurent Dervishi, kishte filluar punimet për hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e një banesë private aty. Personi i katër ka qenë në rolin e survejuesit dhe informimit të grupit të qitësve që kishin marrë përsipër të vrisnin Plaurent Dervishaj. Ndërsa personi i pestë sipas burimeve të grupit hetimor ka qenë një person që ka qëndruar në pritje të mbërritjes së BMË, prej nga u qëllua me breshëri automatiku.

Ky person i pestë ka qëndruar në pritje me një automjet të bardhë, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, pranë kompanisë “Meshkurti”, ku sapo është afruar makina tip BMË, tre autorët i kanë vënë zjarrin me benzinë dhe më pas kanë hipur tek mjeti tjetër duke u larguar, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite. Të gjitha pamjet filmike të sekuestruara por edhe 43 copë gëzhoja automatiku të gjetura në vendngjarje prej disa ditësh janë ndërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.