Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Burri i mori dy fëmijët dhe i çoi në Siri, lufta e nënës shqiptare për t’i kthyer: Mendjen e kam gjithmonë tek ata (VIDEO)

15:32 / July 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
midja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijët e saj nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik. Pas disa muajsh, ai u vra dhe fëmijët mbetën vetëm. Tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre.

Ajo quhet Mide Dumani dhe thotë bashkëshorti i saj kur iku e mashtroi duke i thënë se po shkonte për në Malin e Zi.

“Mori fëmijët, më tha do iki për Mal të Zi, kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri” shpreh Mide dumani.

Më pas nëna e dy fëmijëve deklaron se vuan prej 5 vjetësh.

 “Unë jam një nënë e vuajtur që 5 vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak, pasi ai u vra”.

Më 27 janar 2014, burri i Mide Dumanit, Shkëlzeni mori dy fëmijët dhe iku në Siri, pak muaj më vonë ai u vra duke luftuar përkrah grupit militant islamik.

Kur Shkëlzeni  u vra, vajza ishte 8 vjeç ndërsa djali vetëm 5 vjeç. Në Siri ata kanë emra arabë dhe të dy po kërkohen edhe nga Interpoli. Nëna e dy fëmijëve rrëfen mallin për fëmijët e tyre.

“Po si çdo nanë që thonë, ku të rrijë fëmija të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë 5 vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk mund ta besojë”, tha Mide Dumani.

Tani vajza duhet të jetë 14 vjeç e djali 12. Pasi u vra Shkelzeni, gjyshja 70 vjeçare shkoi në Siri për t’u kujdesur për fëmijët. Ata jetojnë tani në kampin al-Hol në Siri.

Daja i fëmijëve ka bërë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit. Ndërsa mbesa e tij i shkruan dajës së tij letra shumë shpesh, duke e pyetur se kur do të kthehen.

“Kemi mesazhe të pafund të vajzës, o dajë çka po bëhet, kur do të vij shteti të na marrë, a po vjen ambasada me u interesu për ne”, shprehet daja i fëmijëve.

Shkelzeni para se të radikalizohej kishte punuar si instalues uji në Arabinë Saudite, gruaja e tij thotë se burri filloi të radikalizohej pasi u kthye nga Arabia Saudite.

Në letrën që kishte lënë, ai thoshte se po ikte për një vend jomysliman.

“Kam ikur në një vend mysliman, dua që fëmijët ti shkolloj në një vend mysliman” thuhet në letrën që ka lënë Shkelzeni./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i fuqishëm në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti

08:41 / July 27, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00

08:26 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.