Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Punësimi i studentëve ekselentë, Rama: Kapërcyem ligjin e hartuar me KE-në

12:17 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Programi për punësimin në administratë të studentëve ekselentë nuk mund të bëhej dot pa protestën e studentëve”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Rama sqaroi se “ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në shërbimin civil bazuar në këtë ligj, janë shprehje e një pune të bërë për një kohë të gjatë me Komisionin Europian dhe dhe monitorohen nga KE”.

“Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dhe e një nevoje të madhe për të hapur dyert e administratës duke kapërcyer disa pengesa objektive që ka ligji, na dha mundësi që dhe me partnerët europianë të ulemi dhe t’u themi se e kemi të nevojshme ta kapërcejmë ligjin”, tha Rama.

Ndaj, shtoi ai, “me një vendim të posaçëm qeverie u hapim rrugë më të mirëve që të kontribuojnë në administratën tonë shtetërore”.

“Më parë, ti mund të kishe mbaruar me të gjitha dhjeta, konkurroje dhe të thoshin se nuk kë eksperiencë. Pyetja që ti bëje ishte se ku mund ta fitosh eksperiencën? Ne kemi bërë një hap të parë programesh intershipi etj, por kjo krijon një kohë boshllëku ku shumëkush dekurajohet”, tha Rama.

Me këtë program, Kryeministri theksoi se “ne kapërcejmë ligjin”. “Pjesa tjetër është që falë protestës dhe kësaj shtyse, ne kapërcejmë edhe gjithë traditën dhe inercinë e tepsisë së famshme. Të gjithëve sot, qoftë partnerëve, partisë apo kujtdo që është mësuar me të vjetrën, ju them se prioritet kanë më të mirët dhe ky prioritet garantohet në mënyrë transparente”, shtoi Rama.

Duke folur lidhur me funksionimin e kësaj platforme, Rama tha se “nëse kemi 5 vende pune në Ministrinë e Financave për studentë që kanë mbaruar këtë degë, në këto vende pune kanë të drejtë të zgjedhin fillimisht ata që kanë rezultate më të larta”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.