Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shtatë vrasjet në derën e shtëpisë, që tronditën Shqipërinë këtë vit

09:23 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se atentatet në derën e shtëpisë janë kthyer në formën më të përdorur të botës së krimit për larjen e hesapeve.

Feris Bardhi, 40-vjeçari nga Durrësi ishte viktima e shtatë vetëm për 2019 që është vrarë në derën e shtëpisë.

Vrasja e parë e kësaj natyre ku viktima qëllohet pranë banesës, për këtë vit u regjistrua në Zall Bastar ku shtetasi Arben Gjeçi u qëllua pranë shtëpisë së tij për shkak të lidhjes jashtëmartesore me një grua banuese në zonë.

Kjo ngjarje u pasua me ekzekutimin në derë të shtëpisë të ish-policit Arben Bilali, në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e dyshuar për larje hesapesh, për të cilën është arrestuar Gjergj Cukali.

Në hyrje të pallatit ku banonte në zonën e Tiranës së Re është vrarë edhe Jurgen Kurti, të cilit tre autorët i zunë pritë pranë zonës së Sheshit “Uillson”.

Pranë banesës gjatë muajve të parë të 2019 janë ekzekutuar dhe dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër.

Pranë shtëpisë është ekzekutuar edhe Lirie Xhepa, ndërsa i dyshuar për krimin është ndaluar kunati i saj, Dashamir Xhepa.

Sipas hetimeve në lidhje me vrasjet e ndodhura në harkun kohor të 7 muajve, motivet kanë qenë për larje hesapesh, por dhe për krime pasioni.

Vrasjet e dy vëllezërve Bilali, e ish-efektivit Arben Bilali, Jurgen Kurtit, dhe e Feriz Bardhit në Durrës kanë të njëjtën dinamikë, ku autorët i ndjekin viktimën për disa ditë me radhë, dhe më pas gjejnë momentin e duhur për ti ekzekutuar.

Viktimat e ngjarjeve të kësaj natyre, kanë pasur probleme me drejtësinë por dhe konflikte të hapura me grupe kriminale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.